MTI-ja pret investime dhe reflektim politik nga Spanja

MTI-ja pret investime dhe reflektim politik nga Spanja

07 nëntor 2018 14:09

Prishtinë, 7 nëntor - Biznesmenë spanjollë janë takuar sot edhe me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës, Endrit Shala, me të cilin kanë diskutuar lidhur me mundësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si në aspektin ekonomik edhe në atë politik. Spanja, siç dihet, ende nuk e ka njohur Kosovën.

Ministri Shala i informoi mysafirët nga Spanja për legjislacionin, mundësitë, potencialet e çështjet tjera që kanë të bëjnë me ambientin për investime. Ai kërkoi nga biznesmenët spanjollë që pas kësaj vizite në Kosovë, kur të kthehen në vendin e tyre, të ndikojnë tek institucionet që të nisin e forcojnë bashkëpunimin me Kosovën, sepse kjo është në interes të dy vendeve.

“Ne presim investime dhe reflektim politik nga Spanja”, tha ministri i Tregtisë e Industrisë.

Agim Shahini, kryetari i AKB-së, i cili i shoqëronte mysafirët spanjollë, e njoftoi ministrin lidhur me vizitën e parë të tyre në Kosovë me ftesë të AKB-së. Siç sqaroi ai, në përbërje të këtij delegacioni janë 15 përfaqësues biznesesh nga industria mishit, aluminit, elektrikës, ndriçimit, instalimit, lëkurës, përpunimit të këpucëve, të prodhimit të verërave, parfimerisë e detergjenteve, shërbimeve juridike, ato ambulantive e të tjera.

Bizneset spanjolle treguan se janë të gatshëm të investojnë e lidhin marrëveshje bashkëpunimi me bizneset vendëse për eksporte e importe.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme