Astrit Dehari përkujtohet në Tiranë Foto: VV

Astrit Dehari përkujtohet në Tiranë

06 November 2018 21:56

Në mbrëmjen e 6 nëntorit, në sallën Black-Box të Akademisë së Arteve, mbështetës e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria u mblodhën për të përkujtuar Astrit Deharin, i cili vdiq më 5 nëntor 2016 në burgun e Prizrenit.

Në këtë aktivitet, të pranishëm ishin edhe miq nga Kosova, bashkëshortja e Astrit Deharit, Arta Boshtraj-Dehari, prindërit e tij, Xhemile e Avni Dehari, xhaxhai, Esat Dehari, dhe babai i Artës, Nezir Boshtraj, sikurse dhe nënkryetarja e Lëvizjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deputetët Liburn Aliu e Xhelal Sveçla, e veprimtari i vjetër e miku i familjes, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes, Emrush Xhemajli.

Gjatë këtij aktiviteti, aktorja Ema Andrea e përshëndeti kujtimin e Astritit përmes poemës “Në Mundsh” të Rudyard Kiplingut, ndërsa Elvis Hoxha, Arbër Zaimi, Gearda Demiraj, Krenar Zejno e Hysamedin Feraj folën për kujtimet, përvojat e mendimet e tyre me Astritin.

“Shembulli jetësor i veprimtarit Astrit Dehari e mban atë të gjallë, si frymëzues e ndriçues për Lëvizjen që është e që do të vazhdojë të jetë, për Bashkim Kombëtar, për një shoqëri të drejtë e të barabartë, për një shtet funksional e demokratik”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme