Klubi i Prodhuesve i gëzohet vendosjes së masës prej 10 % për importet nga Serbia e Bosnja Foto: Koha / ilustrim

Klubi i Prodhuesve i gëzohet vendosjes së masës prej 10 % për importet nga Serbia e Bosnja

06 November 2018 17:05

Klubi i Prodhueseve e përkrahë dhe e mirëpret vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për miratimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina t’iu vihet taksë prej 10 për qind.

“Klubi i Prodhuesve e përkrah një vendim të tillë kur kihet parasysh pengesat e vazhdueshme që këto dy shtete i kanë bërë produkteve të Kosovës për depërtimin në tregjet e tyre. Po ashtu këto vende kanë subvencionuar në vazhdimësi produktet që eksportojnë në vendin tonë, duke bërë që produktet e tyre të shiten nën çmimin e prodhimit. Kjo praktikë e aplikuar nga Serbia dhe Bosnja në masë të madhe ka dëmtuar prodhuesit e Kosovës duke i bërë jo-konkurrues”, thuhet në komunikatë.

Ky vendim, sipas KPK-së, do të mbrojë interesat e prodhimeve vendore dhe përbën një lehtësim për prodhuesit vendor.

“Klubi edhe në të ardhmen do të vazhdojë të përkrah MTI-në për çdo vendim që mbështet prodhuesit vendor dhe në të njëjtën kohë e inkurajon atë që të vazhdojë me politika të cilat e fuqizojnë prodhimin e vendit”, thuhet në komunikatën e Klubit të Prodhuesve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme