Arbëri

Kurz skeptik për Ushtrinë e Kosovës dhe liberalizimin e vizave

Kancelari austriak Sebastian Kurz është shprehur skeptik si për formimin e ushtrisë së Kosovës, e po ashtu edhe për liberalizimin e vizave.

Pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, kancelari Kurz, tha se presin që të këtë dialog me partnerët ndërkombëtarë, që në rajon të merren masa për t’u krijuar stabilitet e jo masa që krijojnë destabilitet.

Kurz ka përmendur votimin në Komision dhe Parlamentin Evropian pro liberalizimit të vizave, por shkaku i skepticizmit të disa prej shteteve, ka thënë se do të jetë i kujdesshëm në deklarim për pritjet nga ky proces, derisa sipas tij, prioritet duhet të mbetet dialogu me Serbinë, dhe se do të mbështesin çfarëdo marrëveshje që del nga ky dialog, edhe nëse përfshin korrigjim kufijsh, raporton KTV.

Në anën tjetër, presidenti Thaçi derisa ka falënderuar kancelarin dhe shtetin austriak për ndihmën, ka theksuar përkushtimin e tij për procesin e dialogut. Kancelari austriak, gjithashtu është takuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.