Arbëri

Veseli i kërkon Francës mbështetje për viza dhe anëtarësim në Interpol

Descriptive Text

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar përkrahjen e Francës në liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Në një takim me drejtoreshën për Evropën në Ministrinë për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Francës, Florence Mangin, është cilën ka diskutuar për thellimin e ndërmjet Kosovës dhe Francës, zhvillimet politike në vend dhe rajon dhe me theks të veçantë, për hapat që ka bërë Kosova në rrugën e saj të integrimit euro-atlantik e të anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Veseli theksoi se Franca e ka mbështetur Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe përkrahja e Parisit zyrtar në fazën finale të liberalizimit të vizave është shumë me rëndësi, por po ashtu i kërkoi edhe mbështetjen e Francës për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

“Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizim të vizave dhe për këtë ka marrë vlerësimin e nevojshëm si nga Komisioni Evropian, po ashtu edhe nga Parlamenti Evropian. Tani presim një veprim të qartë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë të reformave në agjendën evropiane. Adresa e Kosovës është Bashkimi Evropian dhe NATO dhe ne do ta ndjekim këtë rrugëtim”, ka thënë Veseli.

Në anën tjetër, Mangin ka thënë se Franca do të përkrahë rrugëtimin evropian të Kosovës, anëtarësimin në Interpol dhe do të ketë angazhim për rritje të bashkëpunimit ekonomik mes vendeve.