Arbëri

MASHT-i shqyrton mundësitë ligjore për futjen e lëndës së pastërtisë në shkolla

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se janë duke shqyrtuar mundësitë ligjore që të fusin në planprogramet shkollore edhe lëndën e pastërtisë.

Në një takim që Bytyqi ka zhvilluar me përfaqësuesit e OJQ-së “Ta pastrojmë Kosovën”, të prirë nga Besnik Sadriu, ka biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën e edukimit mjedisor.

“Jemi duke i shqyrtuar mundësitë ligjore që të kërkojmë angazhimin e vet shkollave, të cilat do të caktonin një orë mësimi në javë kushtuar pastërtisë së ambientit brenda dhe jashtë shollës dhe kjo do të duhej të ishte një zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjate”, ka thënë Bytyqi, raporton Koha.net.

Ministri tha se janë të angazhuar në krijimin e vetëdijes qytetare për domosdoshmërinë që të kujdesemi për një ambient të pastër kudo në Kosovë dhe tha se do përkrahin çdo iniciativë apo aktivitet lidhur me këtë çështje.