MTI ndalon shitjen dhe shërbimin e alkoolit dhe duhanit për të miturit Foto: Ilustrim

MTI ndalon shitjen dhe shërbimin e alkoolit dhe duhanit për të miturit

05 November 2018 17:45

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka lëshuar urdhëresë për Inspektoratin e Tregut, që obligon zbatimin me përpikëri të nenit 15 të Ligjit Nr 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Urdhëresa e ministrit të MTI-së, Endrit Shala, ka për qëllim të ndalojë dhe sanksionojë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën 18 vjeç.

“Kjo urdhëresë obligon të gjitha bizneset që ta paraqesin në vendin e tyre shenjën për ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën 18 vjeç”, thotë MTI në njoftimin për media.

Në urdhëresë thuhet se të gjitha pikat shitëse do të ndëshkohen në rast të mos zbatimit të ligjit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme