Ministria e Integrimit Evropian dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), në bashkëpunim me ekipin e agjencive të KB-së, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi, për ta mbështetur këtë ministri në procesin integrues, në fushën e implementimit të Agjendës 2030 si kontribut drejt zbatimit të MSA-së dhe Agjendës Evropiane të Reformave.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha tha se Ministria është e përkushtuar të punojë në reforma që përmirësojnë jetën e qytetarëve.
“Në një moment shumë të ngjeshur për ne kemi parë të nevojshme të nënshkruajmë një memorandum për një fushë të rëndësishme për ne. Dita e sotme është e një rëndësie të veçantë sepse po vërtetohet që po na pret një punë shumë e madhe në përkrahje të implementimit të stabilizim asociimit. Ministria e integrimit është duke punuar në përmbushjen eagjendës për zhvillim të qëndrueshëm vetëm sa e afrojnë Kosovën drejt BE-së. Partneriteti global për zhvillim dhe Agjenda 2030 për zhvillim të qëndrueshëm na thërret për partneritet vendor dhe ndërkombëtar, na thërret për përkrahje dhe zbatim të legjislacionit për përmirësim të jetës së qytetarëve. Edhe pse institucionet nuk bartin të gjithë përgjegjësinë ne po e bartim përgjegjësinë për sfidat, për reformat që kërkojnë buxhet shtesë dhe jemi të përkushtuar që këto reforma ti qojmë përpara”, ka thënë ajo, raporton Koha Ditore.
Koordinatorja për zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson ka thënë se përmes këtij bashkëpunimi do të ndihmojnë Kosovën në rrugën e saj drejt arritjes së Agjendës 2030 e cila është komplementare me atë të Bashkimit Evropian
"Në fakt, e vlerësojmë lartë partneritetin me Ministrinë e Integrimeve dhe tani jemi duke shikuar që ta planifikojmë të ardhmen, duke e intensifikuar bashkëpunimin. Duke punuar drejt për integrimin e Objektivave për zhvilim të qëndrueshëm dhe reformave të Qeverisë së Kosovës, është e rëndësishme të shikohet progres në jetën sociale të njerëzve. Familja evropiane shikon edhe të drejtat e njeriut", ka theksuar ajo.
-
5 nëntor 2018 14:30
-
Shpërndaje në: