Arbëri

Haxhiu paralajmëron tensione në rast të riprocedimit të demarkacionit në Kuvend

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar tensione në vend në rast se Qeveria tenton ta ringjall, siç thotë ajo, një marrëveshje të vdekur, siç i referohet ajo marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Ky kërcënim nga deputetja opozitare ka ardhur pasi ditëve të fundit është folur se demarkacioni do të kthehet në Kuvend në fillim të marsit.

Ky është postimi i Haxhiut në Facebook:


Gjatë këtyre ditëve janë shtuar zërat se demarkacioni do të procedohet gjatë muajit mars në Kuvend, po ashtu janë shtuar edhe presionet mbi deputetët që tashmë janë rreshtuar kundër faljes së territorit!

Duke marrë parasysh përvojat e hidhura me deputetët (shitja e votes), neve na mbetet të jemi konsistent dhe të bëjmë çmos që ajo marrëveshje mos të kalojë. Nëse Qeveria përnjëmend e ka në plan ringjalljen e një marrëveshje të vdekur, duhet ta ketë të qartë se tensionet do të shtohen dhe për këtë do të mbahet përgjegjëse!

Liberalizimi i vizave bëhet vetëm atëherë kur e heqim këtë Qeveri nënshtruese dhe të korruptuar dhe JO duke falur territor!