Dy orë pritje për të dalë nga Kosova në Merdare Foto: Ilustrim

Dy orë pritje për të dalë nga Kosova në Merdare

03 November 2018 23:52

Sonte janë rikthyer pritjet dhe kolonat e gjatë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdare.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në dalje të Merdares janë 120 minuta, ndërsa kolona e veturave është me gjatësi prej rreth 1500 metrash.

Sipas QKMK-së, në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata, maksimumi deri në 10 minuta, si për hyrje, ashtu edhe për dalje nga Kosova.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme