Tahiri thotë se ndihma e SHBA-së ka mundësuar që në Kosovë të luftohet terrorizmi e korrupsioni

Tahiri thotë se ndihma e SHBA-së ka mundësuar që në Kosovë të luftohet terrorizmi e korrupsioni

03 nëntor 2018 12:21

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, është pritur në takim nga Prokurori i Përgjithshëm në SHBA, Jeff Sessions.

Siç njofton kumtesa për media nga kjo Ministri, në takimin e mbajtur në Departamentin e Drejtësisë, Tahiri ka shprehur konsideratë të lartë për angazhimin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës dhe në veçanti për sektorin e sundimit të ligjit.

“Tahiri ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës për të vazhduar në mënyrë të fuqishme dhe me efikasitet luftën kundër terrorizmit, trafikimit, narkotikëve dhe pastrimit të parave. Ai ka vlerësuar se mbështetja që Departamenti i Drejtësisë është duke i dhënë Kosovës dhe veçmas sektorit të sundimit të ligjit, ka mundësuar që autoritetet kosovare të radhiten përkrah forcave më efikase në botë në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, njëkohësisht duke e bërë Kosovën një strehë të pasigurt për krimin e organizuar dhe trafikimin e narkotikëve”, thuhet në komunikatë.

Tahiri, thuhet tutje, ka falënderuar Prokurorin e Përgjithshëm Sessions, për ndihmën që Departamenti i Drejtësisë është duke dhënë përmes programeve të OPDAT-it dhe ICITAP-it si dy komponente të rëndësishme në funksion të politikave legjislative dhe programore që mundësojnë fuqizimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe parandalimit dhe luftimit të terrorizmit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme