Avokatit të Popullit i kërkohet të hetojë procesin gjyqësor ndaj Selimit

Avokatit të Popullit i kërkohet të hetojë procesin gjyqësor ndaj Selimit

02 November 2018 15:06

Deputetët kanë kërkuar nga Avokati i Popullit që të nis hetimet për shkeljet e mundshme në procesin gjyqësor ndaj ish-komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Sylejman Selimit, por gjithashtu kanë kërkuar edhe reduktimin e targave të dyfishta dhe mëditjeve të paarsyeshme.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se kanë dashur të iniciojnë një debat mbi të gjeturat dhe supozimet që i ka mbrojtja për shkeljet lidhur me rastin e Sylejman Selimit, por pasi u tha se mund të jetë konsiderohet ndikim në drejtësi, Haradinaj kërkoi nga Avokati i Popullit që ta hetojë këtë rast.

“Unë e kam një thirrje publike për Avokatin i popullit për të shkuar dhe trajtuar këtë rast, sepse Avokati i popullit është i zgjedhur nga Kuvendi për të shikuar a ka apo nuk ka shkelje dhe e dyta që dua ta ngrisë si shqetësim është rasti i Komisionit qeveritar për vlerësimin e invalidëve të luftës, më saktësisht e kemi parë edhe për media një ushtarë i plagosur në kufirin shqiptaro-shqiptar, ku e ka plumbin anëpërtej dhe i refuzohet invaliditeti, pra thirrja ime është për ministrin, qeverinë dhe komisionin që t’i trajtojnë me kujdes këto kategori sepse janë shumë të ndieshme”, tha ai.

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli kërkoi që të ketë një kontroll më të madhe në targat e dyfishta dhe reduktimit të shpenzimeve të mëditjeve jo të arsyetueshme.

“I kërkoj kryeministrit dhe ministrave që ta shqyrtojnë dhe t’i zvogëlojnë targat e dyfishta të pushtetarëve. Unë e kuptojë që i takojnë ministrave por te zëvendësministrat dhe zyrtarët e tjerë, është mirë që të dihet që janë vetura zyrtare, kështu që të kemi një kontroll më të mirë që të mos jenë edhe për pushime vjetore apo diçka tjetër dhe natyrisht të jepet një mundësi e madhe e reduktimit të shpenzimeve të mëditjeve jo të arsyetueshme”, tha ai.

Kurse, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, duke iu përgjigjur deputetëve për mos kufizimin e konsumimit të pijeve energjike nga fëmijet, tha se është cështje shqetësuese dhe kërkon vëmendjen e duhur nga të gjithë.

“Momentalisht nuk ka bazë ligjore që e rregullon këtë çështje. Ne si Ministri e Tregtisë kemi filluar hartimin e projektligjit për tregti të brendshme dhe jemi në konsultim me Ministrinë e Bujqësisë, Agjencionin e Ushqimit, Ministrinë e Shëndetësisë, që si organe kompetente për produktet ushqimore të diskutojmë së bashku me ta për mënyrën e rregullimit dhe ndalimit të konsumimit dhe shitjes së pijeve energjike te të miturit nën moshën 18 vjet dhe këtë ta bëjmë në harmoni me praktikat e Bashkimit Evropian“, tha Shala.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme