Arbëri

Thaçi përkujton masakrën në Poklek të Drenicës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar me një shkrim në Facebook, masakrat në Kosovë.

Në veçanti ai ka përmendur masakrën në Poklek të Drenicës ku u masakruan 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani.

“Para 18 vjetësh, pas masakrave të njëpasnjëshme dhe përpjekjeve për spastrim etnik anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë”, ka shkruar Thaçi.

“Në të njëjtën ditë, ato vranë edhe 24 shqiptarë në fshatin Çikatovë e Vjetër”.

“Edhe sot bashkëndjejmë me dhimbjen e këtyre familjeve. Populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t'i harrojë këto krime dhe shumë shpejt do ta padis Serbinë për gjenocid në Kosovë”, thuhet tutje në shkrimin e Thaçit.