Arbëri

Në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Bushati thotë se fokus do të jetë bashkëpunimi ndërkufitar

Në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Bushati thotë se fokus do të jetë bashkëpunimi ndërkufitar
Foto: Ilustrim

Në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri- Kosovë, financuar nga Bashkimi Evropian, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati deklaroi nga qyteti i Kukësit se së shpejti do të zhvillohet takimi i radhës mes dy qeverive.

“Në pak javë në do të kemi takimin e radhës mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, që do të mbahet në Pejë, ku temë e diskutimit do të jetë edhe nevoja për lehtësimin e mëtejshëm për sa i përket bashkëpunimit ndërkufitar, për të krijuar më shumë lehtësi në këtë drejtim”, u shpreh Bushati, raporton ATA.