Arbëri

Sonte në Rubikon debati pozitë-opozitë për dialogun me Serbinë

Në Rubikon sonte debat mes pozitës e opozitës rreth dialogut me Serbinë.

Kush nga deputetët e Kuvendit ka ndryshuar qëndrimet? Cilat janë mospajtimet e opozitës? A ka kushte mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike? Cila është rezoluta e PDK-së? A mund të ketë konsensus dhe si të vazhdohet tutje?

Për këto dhe më shumë, sonte në Rubikon me Adriatik Kelmendin. Rubikon kalohet ekskluzivisht vetëm në Kohavision.