Arbëri

Gjermania s’e kupton bojkotin e Parlamentit shqiptar

 

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel shprehu shqetësimin e tij se reforma në drejtësi po pengohet dhe se nuk e kupton bojkotimin e Parlamentit nga opozita.

“Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme. Shteti ligjor garanton se në qendër të vëmendjes janë interesat e qytetarëve. Reforma në drejtësi po pengohet dhe nuk e kuptojmë se si parlamentarët bojkotojnë Parlamentin”, tha Gabriel në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, transmeton tch.