Arbëri

WHO: Tetova, ndër qytetet me ajrin më të ndotur në Evropë

Edhe në mëngjeset e qeta vjeshtore, njerëzit vuajnë për frymëmarrje në ajrin e hidhur në Tetovë, një qytet antik në ultësirën e Maleve të Sharrit dhe një nga 10 qytetet më të ndotura në Evropë.

Shumë frikësohen se me afrimin e dimrit gjërat vetëm sa do të përkeqësohen. Në të kaluarën, autoritetet u detyruan të mbyllnin shkollat shkaku i smogut, raporton Reuters.

Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë 2018 (WHO), Tetovën dhe qytetin industrial të Bosnjës, Tuzllën, i ka renditur në mesin e 10 qyteteve evropiane me përqendrimin më të lartë të grimcave toksike, transmeton Koha.net.

Një vlerësim i Bankës Botërore thotë se rreth 1,350 jetë humbin në vit në Maqedoni si pasojë e ajrit të ndotur, ndërsa kostot në ekonomi arrijnë në mbi 200 milionë euro.

Tetova dhe Tuzlla mbështeten shumë në linjit, si për industri ashtu edhe për ngrohje, e që është një nga ndotësit më të mëdhenj të ajrit. Emetimet e larta nga veturat e vjetra janë po ashtu kontribuues i madh.