Arbëri

Në mungesë të prokurorit, shtyhet seanca ndaj Kelmendit të akuzuar për vjedhje të rrymës

Në mungesë të prokurorit të shtetit, seanca gjyqësore ndaj deputetit Ramiz Kelmendi, është shtyrë për datën 11 nëntor.

Kelmendi, dikur zëvendëskryeministër, akuzohet për veprën penale vjedhje e rëndë, pasi në një nga objektet e biznesit të tij, “Elkos” punëtorë të KEK-ut kishin hasur në lidhje të paautorizuara të energjisë elektrike, raporton KTV.

Vlera e dëmit, ishte përllogaritur në mbi 20 mijë euro.