Arbëri

Rama: Jemi të vendosur për tranzicionin e FSK-së, do të punojmë me faktorin ndërkombëtar

Rama: Jemi të vendosur për tranzicionin e FSK-së, do të punojmë me faktorin ndërkombëtar

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka deklaruar se Kosova po synon të ndërtojë një forcë me mision dhe detyra të reja, e cila do të jetë fleksibile, shumetnike, e dobishme për sigurinë në vend dhe më gjerë, dhe se kjo do të bëhet në një transparencë të plotë me faktorin vendor, ndërkombëtar dhe aleatët strategjikë.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me shefin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, gjeneral Eberhard Zorn.