Arbëri

Prokuroria në Gjakovë zgjidh 63 lëndë për krime, i mbesin edhe 35

Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovë, ka njoftuar se nga janari i këtij viti deri në shtatë kanë punuar në gjithsej 98 lëndë, ku prej tyre janë zgjidhur 63 lëndë dhe kanë mbetur të pa zgjidhura edhe 35 lëndë.

Kështu u tha në mbledhjen e rregullt të kolegjiumit të Prokurorisë në këtë qytet, ku njoftuar njoftua se në janar ka hyrë me 36 lëndë të bartura, gjatë periudhës janar-shtator janë pranuar 62 lëndë.

Sipas njoftimit, departamenti i Përgjithshëm në janar ka hyrë me 633 lëndë të pa kryera nga viti paraprak, gjatë periudhës janar-shtator janë pranuar 1441 lëndë, që do të thotë se në punë kanë qenë 2074 lëndë, ku prej tyre gjatë kësaj periudhe kohore janë zgjidhur 1780 lëndë dhe kanë mbetur të pa zgjidhura 366 lëndë.

Kurse, departamenti për të Mitur në janar ka hyrë me 20 lëndë të bartura nga viti paraprak, gjatë periudhës janar-shtator janë pranuar 108 lëndë, në punë kanë qenë 128 lëndë, ku prej tyre 104 lëndë janë kryer dhe 24 lëndë kanë mbetur të pazgjidhura.