Arbëri

Basha, dorëheqjen e Xhafajt, e quan fitore të opozitës kundër krimit

Një fitore të opozitës e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj

“Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Evropë me vëllanë trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi”, shkruan Basha në një postim në Facebook, duke shtuar se “me Fatmir Xhafajn krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë”.

Për Bashën, largimi i Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin

“Largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit”, shkruan Basha.