Arbëri

Shi në bregdetin shqiptar

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjitha qarqet e vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu të herëpashershme dhe të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar, në formën e shtrëngatave dhe stuhive në veriperëndim e perëndim, shkruan ksp.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-28 m/sek, erë intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta pranë tyre.

Valëzimi në det parashikohet i forcës 5-6 ballë, me lartësi vale 2,0 – 3,5 metra.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 13/24 diell shi rrufe

Kukës 8/18 diell shi me pika

Lezhë 13/23 diell shi rrufe

Dibër 7/17 diell shi me pika

Durrës 13/25 diell shi me pika

Tiranë 11/25 diell shi me pika

Elbasan 11/24 diell shi me pika

Berat 10/25 diell shi me pika

Vlorë 13/24 diell shi

Korçë 8/18 diell re

Gjirokastër 9/23 diell re

Sarandë 13/24 diell shi me pika