Pozita gjen shkas për të braktisur punën e Komisionit për hetimin e dëbimit të gylenistëve

Shtyhet për të hënën mbledhja e komisionit hetimor

26 October 2018 10:38
11:09

Pas mospajtimeve në mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, është shtyrë për të hënën mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Deputeti i VV-së, Sami Kurteshi tha se pozita po shihet që po dëshiron ta pengojë punën e komisionit hetimor.

“Asnjëherë nuk kanë me marrë ata pjesë në këto mbledhje. Ata ose duan diçka me fsheh, ose i tuten shefave të tyre. Kjo gjë ndodh vetëm në Kosovë, pa asnjë arsyeje e lëshojnë mbledhjen. Pozita nuk është e interesuar që të bëhet një hetim parlamentar ashtu qysh është caktuar në seanca të Kuvendit”, tha ai.

Mbledhja e sotme nisi me ftesën e raportimit të një zyrtari policor, ku ishin prezent edhe mediat. Megjithatë, ende pa filluar intervistomi i tij, reaguan anëtarët e komisionit nga pozita, të cilët kërkuan që mbledhja të jetë e mbyllur për media për shkak të ndjeshmërisë së rastit, si dhe për shkak se mund të dëmtohet procesi i hetimeve.

Aty kanë reaguar anëtarët e komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët kërkuan që takimi të jetë i hapur për media. Mbledhjen e lëshuan Ganimete Musliu, Haxhi Shala, Muharrem Nitaj, Bahrim Shabani. Ndërsa, më vonë treguan se është shtyrë për të hënën në ora 09:00.

10:38

Pozita gjen shkas për të braktisur punën e Komisionit për hetimin e dëbimit të gylenistëve

Mbledhjen e komisionit hetimor për rastin e dëbimit të shtetasve turq, e kanë lëshuar Ganimete Musliu, Haxhi Shala, Muharrem Nitaj, Bahri Shabani. Kjo, sepse nuk arritën të dakordohen nëse kjo mbledhje do të jetë e hapur apo e mbyllur për mediat.

Kundër kësaj u shpreh Sami Kurteshi, duke thënë se kjo mbledhje duhet të jetë e hapur.

Pas daljes së tyre nga mbledhja, Sami Kurteshi u shpreh se kjo jep sinjal që ata po duan të fshehin diçka për publikun.

"Mediat duhet të jenë këtu të marrin ata përgjegjësinë çfarë shkruajnë e çfarë jo", tha Kurteshi.

Ndërsa, Muharrem Nitaj tha se këtu ka të bëjë me materie të ndjeshme dhe sensitive, transmeton ksp.

"Nuk bëhet seanca e hapur, e dini fort mirë se me çfarë raportesh e dokumentesh kemi të bëjmë, nuk është mirë të bëhet debat për këtë gjë a është e hapur apo jo, ju lus të jetë e mbyllur mbledhja, përndryshe jemi të detyruar ta lëshojmë mbledhjen", tha Nitaj.

Me këtë gjë u pajtua edhe anëtari i komisionit Hajdar Beqa, i cili tha se nëse kjo mbledhje do të jetë e hapur, do të dëmtohen provat.

"Munden me u dëmtu misioni, mbledhja e provave mund të dëmtohet derisa ato të hetohen. Jemi në pjesën e hetimeve, i hup kredibiliteti i informatave meqë jemi në këtë fazë", tha Beqa.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme