Haradinaj: Interes madhor fuqizimi i bashkëpunimit me Malin e Zi

Haradinaj: Interes madhor fuqizimi i bashkëpunimit me Malin e Zi

24 tetor 2018 20:01

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se është interes madhor që të fuqizohet bashkëpunimi me Malin e Zi.

Ai thotë se Mali i Zi është partner i Kosovës në planin ndërkombëtar, transmeton Koha.net.

“Kënaqësi t’i takoja sonte së bashku përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi, me të cilët patëm një bashkëbisedë të hapur, e cila do të vazhdojë së shpejti edhe në Prishtinë. Mali i Zi është partner i Kosovës në planin ndërkombëtar, fuqizimin e stabilitetit rajonal si dhe në rrugën e përbashkët europiane”, ka shkruar Haradinaj.

Ai më tutje ka shkruar se, “Qeveria e Kosovës sheh me interes madhor fuqizimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Podgoricës, veçmas në ekonomi, si mundësi reale për ngritjen e mirëqenies së shqiptarëve në Mal të Zi. Shqiptarët, sot, janë në pozitë të volitshme kudo që jetojnë dhe si faktorë rajonal ata po marrin përgjegjësitë e tyre, në krijimin e paqes së përhershme në Ballkanin Perëndimor”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme