Bahtiri thotë se kërcënimi s’do ta ndalë për ta hapur Urën mbi Ibër

22 tetor 2018 19:38

Një mesazh kërcënues në gjuhën angleze, e ka pranuar kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, mëngjesin e së hënës.

Bahtiri thotë se është kërcënuar me vdekje për shkak të angazhimit dhe insistimit të tij të vazhdueshëm për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, por që nuk do të ndalet.

“Sot në ora 10:00 kam marrë një e-mail kërcënues, ku kërkohet vdekja ime dhe po u them të gjithëve se mesazhet e tilla nuk çojnë askund. Agim Bahtirin s’ka kush në botë që e frikëson… Nga ana e serbëve… Rastin e kam lajmëruar në polici, policia, hetuesia kanë ardhur menjëherë dhe janë duke gjurmuar… Kjo, përmendet edhe në mesazh, ndërlidhet me urën… Unë do t’i çoj proceset përpara pa ndal asnjëherë dhe… nuk do të ketë askush që mund ta ndalojë procesin e hapjes së urës…Ura do të hapet shumë shpejt…”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri ka porositur qytetarët që të jenë të qetë dhe mos të brengosen për mesazhe të tilla, sepse siç u shpreh ai, kryetarin askush nuk mund ta frikësojë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme