Pacolli dënon kërcënimin ndaj Bahtirit

Pacolli dënon kërcënimin ndaj Bahtirit

22 tetor 2018 15:12

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka dënuar ashpër kërcënimin ndaj kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, duke kërkuar që kërcënuesit të nxirren para drejtësisë.

“Angazhimi konstruktiv i Bahtirit që të ndërtojë relacione stabiliteti ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë, mund tu pengojë vetëm kriminelëve dhe bandave. Vendosmëria jonë, si institucione, e kryetarit Bahtiri është e paluhatshme dhe e pandalshme para secilës sfidë”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Bahtiri thotë se u kërcënua me vdekje nga serbët

Pacolli kërkon nga institucionet kompetente të sigurisë që të ofrojnë mbështetjen e plotë për sigurinë e kryetarit Bahtiri dhe kërcënuesit të nxirren para drejtësisë.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është kërcënuar me vdekje përmes një e-maili që ka arritur sot në adresë të tij. Nuk dihet përmbajtja e saktë e tekstit kërcënues, përveç se është shkruar në gjuhën serbe.

Ai ka premtuar se procesin për hapjen e urës nuk do të mund ta ndalojë askush dhe se ura do të hapet shumë shpejt, por nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme