Ministri Bytyqi formon komision të jashtëligjshëm për strategjinë e arsimit të lartë Foto: Koha

Ministri Bytyqi formon komision të jashtëligjshëm për strategjinë e arsimit të lartë

22 tetor 2018 06:46

Në mënyrë të jashtëligjshme e ka formuar ditë më parë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, një komision për zhvillimin e strategjisë nacionale për arsimin e lartë në Kosovë.

Ky komision i përbërë prej 21 anëtarësh, i formuar me 15 tetor është në kundërshtim me udhëzimin administrativ për planifikimin dhe hartimin e dokumenteve dhe planeve të veprimit, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo meqë në komision nuk janë përfshirë përfaqësuesit e 3 departamenteve të MASHT-it, departamentit për integrim evropian, departamentit për buxhet dhe departamentit ligjor.

Po ashtu, nuk janë përfshirë askush nga departamenti i arsimit të lartë ndonëse strategjia i dedikohet arsimit të lartë. Në listën e të emëruarve nga ministri ka përfaqësues të shoqërisë civile, anëtarë të kabinetit të ministrit, përfaqësues të Universitetit të Prishtinës dhe 6 përfaqësues ndërkombëtarë.

Neni 8 i udhëzimit administrativ për planifikimin dhe hartimin e dokumenteve dhe të planeve të veprimit precizon se lista gjithmonë duhet të përfshijë zyrtarë nga departamenti për integrim evropian dhe koordinim të politikave i ministrisë përkatëse, departamenti për buxhet i ministrisë, njësitë e tjera të ministrisë, zyra ligjore etj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme