Mustafa pret në shtëpi deputetin gjerman Beyer dhe shefin e KAS-it për Kosovë, Rey

Mustafa pret në shtëpi deputetin gjerman Beyer dhe shefin e KAS-it për Kosovë, Rey

21 tetor 2018 21:58

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me anëtarë të Kryesisë së partisë së tij, ka takuar deputetin në Bundestagun gjerman, Peter Beyer dhe shefin e zyrës së Fondacionit KAS për Kosovë, Johannes Rey.

Sipas njoftimit për media, kryetari Mustafa ka njoftuar Beyerin rreth qëndrimeve të LDK-së për situatën aktuale politike dhe ka falënderuar shtetin gjerman për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë për Kosovën, por edhe për bashkëpunimin mes LDK-së dhe CDU-së, si dy parti partnere të EPP-së.

Po ashtu, kryetari Mustafa, falënderoi Rey-in për bashkëpunimin me Fondacionin KAS për gjithë përkrahjen që i kanë dhënë LDK-së dhe dy Forumeve, atij të Gruas dhe Rinisë.

Image

Ndonëse ka qenë edhe në këtë takim, ndaras të dy i ka takuar gjatë ditës edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu. Lajmin për këtë e kishte dhënë vetë Veliu në profilin e tij në Facebook.

“Gjatë takimit Beyer u interesua për zhvillimet e përgjithshme politike në vend, me theks të veçantë për çështjen e korrigjimit të territoreve, me ç’rast ishte qëndrim i përbashkët se çështja e kufijve nuk është temë që i duhet Kosovës në fazën e finalizimit të dialogut me Serbinë”, shkruan Veliu në Facebook.

Ndryshe, gjatë këtij takimi, Veliu, i cili është edhe kryetar i Komunës së Podujevës ka njoftuar bashkëbiseduesit e tij për investimet e bëra në infrastrukturë dhe zhvillimin e komunës, planifikimet, si dhe mundësitë për investime në të ardhmen.

Gjatë qëndrimit në Podujevë mysafirët nga Gjermania zhvilluan një takim me përfaqësuesit e organizatave jo qeveritare rinore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme