Arbëri

Malet e Kelmendit, panoramë e fshehur

Era e lehtë që frynte mëngjesin e së shtunës së parë të tetorit trazonte disa rosa të zeza, që notonin në afërsi të plazhit me dërrasa të Liqenit të Plavës.

Dhjetëra varka të lidhura lëviznin lehtas nga era që përshkonte ujin e mbushur me gjethet e lotusit, një lloj bime që rritet në ujë. Nëpër shtegun e dërrasave në formë të shkronjës T shëtisnin vizitorë të shumtë, shkruan sot Koha Ditore.

familje dhe disa çifte bënin foto pareshtur dhe përshëndetnin njëri-tjetrin në gjuhën shqipe. Liqeni gjendet në hyrje të Plavë e Gucisë, qytezës prej rreth 17 mijë banorësh. Mëngjesin e së shtunës kafenetë e qytezës ishin plot qytetarë që shijonin kafenë nën rrezet e diellit.

Freskinë mbi liqen e sjellin Bjeshkët e Nemuna që e rrethojnë pjesën më të madhe të tij. Përballë bjeshkëve që ndodhen në trekëndëshin Kosovë-Mali i Zi-Shqipëri është mali Visitor. Në liqenin e Plavës derdhet lumi Luça, që emrin e merr pasi kalon Gucinë dhe pasi i bashkohen lumenjtë Skafkaçi e Vruja, që burojnë në Vuthaj, dhe Gërçari që vjen nga Vermoshi në Shqipëri. Nga Liqeni i Plavës, Luça del me emrin Lim, si një degë e Drinit.

Limi fillon te Ura e Plavës, e njohur si fushëbetejë e luftës së përgjakshme të vitit 1879 mes ushtrisë shqiptare të Lidhjes së Prizrenit dhe asaj malazeze. Sipas kronikave të kohës, gjatë asaj beteje rrjedha e Limit kishte marrë ngjyrën e gjakut nga kufomat e ushtarëve të vrarë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)