Kanceri mund të mposhtet, thirrje grave që ta zbulojnë me kohë

Kanceri mund të mposhtet, thirrje grave që ta zbulojnë me kohë

20 tetor 2018 12:14

Me moton “Zbulim i hershëm – mbijetesë”, është duke u mbajtur ecja tradicionale kundër kancerit të gjirit.

Për herë të njëmbëdhjetë me radhë, në orën 12:00 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ka filluar ecja tradicionale që synon ndërgjegjësimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit.

Qëllimi i këtij manifestimi, është gjithashtu për të mësuar më shumë rreth krijimit të kushteve sa më të mira për zbulimin e hershëm dhe trajtimin optimal të kësaj sëmundje në Kosovë.

Të pranishëm janë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

"Është diçka që na prekë të gjithëve. Të gjithë duhet ta kuptojnë diagnostikimin e hershëm. Diagnostifikimi sa më i hershëm duhet të bëhet patjetër. Ato që e kanë luftuar këtë sëmundje, kanë bërë diagnostikimin me kohë. Aktiviteti i sotëm, është dëshmi se ka vetëdije të ngritur tek ne", tha ai, transmeton Koha.net.

Haradinaj shtoi se të gjitha gratë duhet të marrin guxim e të besojnë në kontrolle.

"Qeveria po punon në këtë aspekt, ju sigurojë që do të jemi përkrah juve që diagnostikimi të bëhet sa më herët", shtoi tutje .

E pranishme ishte edhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga.

"Jemi mbledhur për të njëjtën kauzë. Ky muaj për vetëdijesimin e kancerit. Është hap që po dëshmohet se në ofrojmë kujdes e solidaritet për të gjithë të prekurit nga kanceri. Kjo sëmundje është ndër më të vështirat. Sëmundje që s'e diskriminon askënd, mund ta prekë gjith’kë. Në dekadat e fundit, kemi mësuar se kanceri mund të mposhtet. Por që të mposhtet, duhet të punojmë bashkë të gjithë. Nëse kanceri zbulohet herët, mund të shërohet”, tha ajo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komentet

Shto koment

Të ngjashme