Pas ndryshimit të emrit, Maqedonia drejt NATO-s dhe BE-së Foto: Ilustrim

Pas ndryshimit të emrit, Maqedonia drejt NATO-s dhe BE-së

20 tetor 2018 11:56

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas votimit të mbrëmshëm të 80 deputetëve, pro ndryshimit të emrit, ka thënë se rruga drejt NATO dhe BE sjellë paqe të qëndrueshme dhe stabilitet.

Ahmeti nëpërmjet një komunikate ka shprehur mirënjohjen për 80 deputetet që votuan për, ndërsa edhe ato që deshën të votojnë për, por nuk e gjetën dot guximin për ta bë gjënë e duhur mbrëmë.

“I ftoj që të na bashkëngjiten në procedurat e mëtejmë për rrumbullaksim të këtij procesi. Nuk lë dot pa përmendur edhe ato që punuan tashmë me javë të tëra në rrethana të vështira për të ardhë deri te ky sukses fillestar. Rruga jonë drejt NATO dhe BE është njëdrejtimëshe, kthim prapa s’ka. E përsëris, ne jemi të zgjedhur që të marrim vendime të rëndësishme, vendime të guximshme, e jo të kalkulojmë për zgjedhjet e ardhshme dhe mandatin e ardhshëm. Ato 80 deputet që votuan për, por edhe ata që hezituan të votojnë e dinë fare mirë se vetëm kjo rrugë na sjell paqë të qëndrueshme, siguri, stabilitet, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe ndëretnike, reforma sistemore, shtet ligjor dhe sundim të së drejtës, barazi dhe rrumbullakësim të Marrëveshjes së Ohrit, zhvillim ekonomik, më shumë vende pune, investime vendore dhe të huaja si dhe mirëqenie shoqërore”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se miqtë nga komuniteti ndërkombëtar janë krah për krah me institucionet maqedone në këtë rrugëtim për ta bërë Maqedoninë vend evropian.

Ndërsa opozitën e ka ftuar të rreshtohet në anën e duhur të progresit dhe përcaktimit euroatlantik pa vonesa dhe kalkulime të mëtejme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme