Veseli takon Çavusoglun, i tregon se çfarë pret Kosova nga Turqia

Veseli takon Çavusoglun, i tregon se çfarë pret Kosova nga Turqia

20 tetor 2018 11:42

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Siç bën me dije zyra e Kryeparlamentarit, Veseli e Çavusoglu diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, për raportet e midis dy vendeve respektive dhe mundësitë e forcimit të mëtejmë të tyre.

Lexo edhe: Dy kërkesa nga Çavusoglu, mbyllja e shkollave dhe ekstradimi i të lidhurve me Gylenin

“Kreu i Kuvendit të Kosovës e njohu shefin e diplomacisë turke me proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë, sfidat e tij të brendshme dhe zhvillimet në rrafshin ndërkombëtar. Duke vlerësuar lart mbështetjen e Turqisë për Kosovën, kryeparlamentari Veseli theksoi rëndësinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në zhvillimin e brendshëm ekonomik, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe zgjerimit të njohjes ndërkombëtare të tij”, thuhet në njoftimin për media të zyrës për media të Kuvendit.

Sipas njoftimit për media, kryediplomati turk, Mevlut Çavusoglu, tha se shteti i tij vazhdon të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Kosovë, ndërsa konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e parezervë të Ankarasë zyrtare për Kosovën në të gjitha fushat.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme