Vuçiq nuk e thotë se do ta njohë Kosovën, por dialogun e sheh të nevojshëm

Vuçiq nuk e thotë se do ta njohë Kosovën, por dialogun e sheh të nevojshëm

20 tetor 2018 10:39

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, duket së është vënë në siklet nga pyetja se “çfarë kushtesh ka Serbia për njohjen e Kosovës si shtet?”.

Në konferencën për media të mbajtur pas një paneli të Forumit të Sigurisë në Beograd, në të cilin ishte pjesë edhe vet ai, nga Kosovapress është pyetur rreth kësaj çështje.

“Ne duam që të bisedojmë me shqiptarët për kompromisin potencial, por mos mu hidhëroni, por ju vini këtu dhe iu duhet që ta lexoni pyetjen. Ju lus që ta kuptoni se Serbia i ka interesat e veta, se Serbia nuk e llogarit Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ne e kemi qëndrimin krejtësisht të ndryshëm me ju shqiptarët dhe prandaj është e nevojshme që të ulemi dhe të bisedojmë. Për mua do të ishte e lehtë për të fituar poenë që t’ju ofendoja apo t’ua thosha ndonjë fjalë të keqe. Por nuk e kam ndërmend. Nuk do t’ju ofendoj vetëm sepse jeni femër!”, tha ai.

Vuçiq përsëriti qëndrimin tashmë të njohur se dëshiron kompromis me shqiptarët ku të dyja palët do të ndjenin dhembje.

Ndonëse pyetja iu bë në gjuhën angleze, ai është përgjigjur në serbisht, por gjatë konferencës është përgjigjur edhe në gjuhën angleze.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme