Arbëri

Digjen dy shtëpi, një serbe në Pejë dhe një shqiptare në Mitrovicë

shtëpi janë djegur gjatë natës kaluar në Kosovë: Një shtëpi serbe në Pejë dhe një shqiptare në Mitrovicë, transmeton Koha.net.

Siç njofton FoNet, “persona të panjohur”, i kanë futur zjarrin shtëpisë së ë kthyerve serbë në Bellopolë të Pejës e pak më vonë, gjatë natës, është djegur një shtëpi e shqiptarëve Mitrovicën e veriut.

Në Bellopolë është djegur shtëpia e të ndjerit Radomir Kostiq, në të cilën kohë pas kohe vinin vajzat e tij që jetojnë në Serbi.

Thuhet se shtëpia para se të digjej tërësisht, ishte plaçkitur

Zjarrin në shtëpinë e shqiptarit në Mitrovicë e ka konfirmuara shefi rajonal i Policisë së Kosovës Zhelko Bojiq, ndërsa ia ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, konfirmuar ai.