Sot në Shqipëri, mot me alternime vranët – kthjellët

Sot në Shqipëri, mot me alternime vranët – kthjellët

19 tetor 2018 08:40

Moti sot në Shqipëri parashihet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, që do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta, por vranësira më të shpeshta paraqiten në zonat malore, kryesisht veriore-verilindore.

Pasditja dhe në vijim, paraqitet me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat malore ku gjatë natës priten vranësira të dendura.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por konstante mbeten vlerat e mesditës duke ruajtur maksimumin në rang territori 28°C.

Era do fryjë mesatare gjatë ditës por forcohet natën duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor

Për pasojë në brigjet detare gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme