Fundjava sjell ulje temperaturash në Kosovë

Fundjava sjell ulje temperaturash në Kosovë

19 tetor 2018 08:39

Në Kosovë sot do jetë mot i ngrohtë, kryesisht me diell, ndërsa në fundjavë priten reshje shiu dhe kohë më e ftohtë.

Ditëve të fundjavës, sipas modeleve parashikuese, pritet një ndryshim i situatës sinoptike mbi kontinentin Evropian, me depërtimin e një vorbulle ciklonike me masa të ftohta ajrore polare nga veriu i kontinentit. Kjo vorbull do të depërtojë edhe mbi rajonin tonë, ku pritet të sjellë mundësi për të reshura, si dhe rënien e vlerave të temperaturave.

Mirëpo për sot meteorologët parashikojnë të vazhdojë mot stabil, i ngrohtë dhe kryesisht me diell.

19.10 - Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Në mbrëmje vonë, vend-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

20.10 - Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë mëngjesit, e gjatë ditës pjesërisht vranët, vende-vende me reshje të dobëta shiu.

21.10-22.10 - Mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe kohë pas kohe me reshje shiu. Të hënën në vise malore mbi 1200-1500m priten edhe reshje bore.

Temperaturat e ajrit, mbeten mbi vlera mesatare, por në fundjavë pritet të zbresin rreth këtyre vlerave, e javën në vijim kanë tendencë të rënies së mëtutjeshme. Minimalet do të luhaten 5C deri në 8C, e maksimalet nga 20C deri në 23C, e në fundjavë do të zbresin në 13C deri 14C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-4m/s, e në fundjavë mesatarisht e fuqishme 4-8m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë, por sërish do të rritet mbi vlera normale.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme