Arbëri

Hapet gara për dhënien me koncesion të Aeroportit të Kukësit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri ka hapur garën për dhënien me partneritet publiko - privat të Aeroportit të Kukësit. Palët e interesuara do të mundë të dorëzojnë ofertat e tyre brenda datës 10 dhjetor të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Pas kësaj date Ministria do të mbledhë ofertat e mbërritura në Agjencinë e Prokurimit Publik për të bërë më pas edhe vlerësimin e tyre. Ndërkohë që fituesi do të operojë me një kontratë koncesionare të formës BOT.

Kontrata parashikon që marrëveshja do të jetë për rikonstruksion, operim, transferim të Aeroportit të Kukësit. Përzgjedhja e ofertuesit fitues do të bëhet në bazë të një procedure konkurruese të hapur. Ndërsa kohëzgjatja e kontratës koncesionare është 35 vjet nga hyrja në fuqi e saj.

Futja në operim e këtij aeroporti ka si qëllim uljen e çmimit të biletave të fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza", të cilat konsiderohen shumë më të shtrenjta se në rajon...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)