Arbëri

Majko: Kufiri Shqipëri-Kosovë s’do të korrigjohet, por do të hapet

Ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko ka thënë se kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të korrigjohet, por do të hapet- për njerëzit dhe bizneset.

Në hapje të aktivitetit “Java me bizneset e diasporës”, Majko ka vlerësuar se shqiptarët janë në ditët më të mira si komb, sepse është kaluar nga mbijetesa në normalitet.

“Sinqerisht duke bërë pak humor, nuk e kisha ndërmend të vija në këtë takim, në qoftë se delegacioni që u drejtua nga zoti Limaj para disa ditësh në Tiranë, ndau përfundimisht që kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të korrigjohet, por do të hapet për lëvizjen e lirë të mallrave dhe të njerëzve”, u shpreh Majko.

Ai i ka inkurajuar bizneset nga diaspora që të investojnë kapitalin në Kosovë dhe në gjithë trojet shqiptare.