Berisha kërkon nga deputetët që ta votojnë ligjin për ushtrinë

Berisha kërkon nga deputetët që ta votojnë ligjin për ushtrinë

18 tetor 2018 12:22

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, duke kërkuar nga deputetet që ta votojnë atë.

Berisha tha se kjo është bërë sipas Kushtetutës.

"Kjo është bërë në kuadër të Kushtetutës që do të mundësojë riorganizimin e Ministrisë. Ky projektligj parasheh riorganizimin e MFSK-së. Ministria e Mbrojtjes do të jetë e përbërë nga shërbyesit civil dhe personeli ushtarak", tha Berisha.

Ai tha se të gjitha ndryshimet do të bëhen sipas rishikimit të sektorit të sigurisë që janë të dhe që janë të parashikuara në planin e transicionit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme