Arbëri

Veseli takon presidentin e Gjermanisë, e fton ta vizitojë Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar në Berlin me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, i cili ia ka rikonfirmuar mbështetjen e Republikës Federale Gjermane për Republikën e Kosovës.

Veseli dhe presidenti gjerman diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe të ardhmen evropiane të vendit, ndërkaq presidenti gjerman shprehu mbështetjen e plotë të Berlinit zyrtar në të gjitha fushat, transmeton Koha.net.

Steinmeier është mbështetës i fuqishëm i shtetit të Kosovës dhe në bisedë me kryeparlamentarin e Kosovës tha se i ndjekë me vëmendje të veçantë zhvillimet në Kosovë.

Veseli e ka ftuar presidentin e Gjermanisë për vizitë zyrtare në Kosovë, ndërsa ai e siguroi se së shpejti do ta vizitojë Republikën e Kosovës.