Vuçiq: Në Kosovë po ballafaqohemi me pavarësinë e saj

Vuçiq: Në Kosovë po ballafaqohemi me pavarësinë e saj

17 October 2018 22:25

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se Kosova është sfida më e madhe e sigurisë për vendin e tij, transmeton Koha.net.

"Në atë pjesë të territorit po ballafaqohemi jo vetëm me faktin se dikush atje ka krijuar pavarësinë, por edhe me sfidat e sigurisë për ekzistencë të popullit dhe me pjesëmarrjen e konsiderueshme në këtë të faktorit ndërkombëtar i cili me politikën e aktit të kryer do të donte të na sillte në pozitën se nuk kemi çfarë të kërkojmë atje”, citon b92 të ketë thënë Vuçiq.

Ai, në ditën e BIA-s (Bezbednosna informative agjencia) ka thënë se pjesëtarët e këtij shërbim sekret serb duhet t’i bëjnë të gjitha për ta siguruar paqen dhe mundësuar serbëve të mbeten në Kosovë dhe aty të jenë vetë vetja.

Ka thënë se Serbia po shënjohet si fajtorja kryesore për gjithë ato që kanë ndodhur në hapësirat e ish–Jugosllavisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme