Arbëri

Vidovdani nuk pranohet festë zyrtare e Kosovës

28 qershori apo Vidovdan është kërkuar të bëhet festë zyrtare në Kosovë nga Lista Serbe, raporton KTV.

Serbët dhe në veçanti Kisha Ortodokse Serbe, në këtë ditë përkujtojnë princin Lazar dhe martirët serbë që u vranë në Betejën e Kosovës kundër Perandorisë Osmane. Propozimi që kjo festë, që është etnike serbe, të hyjë në kalendarin e festave zyrtare, u bë në Komisionin për Administratë Publike, ku u shqyrtua në parim projektligji për festat zyrtare. Por, kërkesa e serbëve u kundërshtua nga deputetët kosovarë. Propozimi që Vidovdani të jetë festë zyrtare u kundërshtua edhe nga kryetar i këtij Komisioni., Nait Hasani.

Projektligji u përcoll për në Kuvend, me vërejtjen që Komisioni parlamentar është kundër që 28 qershori – Vidovdani, të shënohet si festë zyrtare e Kosovës.

Deputetja e Listës Serbe, Jasmina Zikoviq, pas këtij vendimi tha se nuk po respektohen të drejtat e komunitetit serb në vend.