Qytetarët e duan Shkurte Fejzën dhe jo Shakirën në hapjen e urës në Mitrovicë

Qytetarët e duan Shkurte Fejzën dhe jo Shakirën në hapjen e urës në Mitrovicë

17 tetor 2018 18:47

Më mirë do të ishte po të këndonte këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, në hapjen e Urës mbi Ibër në Mitrovicë dhe jo këngëtarja me famë botërore, Shakira, sipas qytetarëve të Kosovës.

Në pyetjen e KTV-së lidhur me propozimin e fundit nga politikanë që në revitalizimin e Urës mbi Ibër në Mitrovicë të performojë një këngëtare me famë botërore dhe ura të marrë emrin e saj, qytetarët janë përgjigjur se më parë e duan një këngëtare që i ka kënduar Mitrovicës se sa një këngëtare të huaj.

Pas përgjigjes unanime nga qytetarët, vetë këngëtarja në Express të KTV-së ka thënë se do të pranonte me kënaqësi të këndonte në këtë event, por ka thënë se s’do t’i mbetej hatri edhe po të mos ftohej.

“Është punë që e kanë parapa ata që e menaxhojnë. Është eveniment i madh botëror që me e pa krejt këtë këngëtare. Unë i kam kënduar Mitrovicës dhe i kam kënduar çdo pëllëmbe të vendit. S’do të thotë se ma zbeh dashurinë për këtë vend pse s’jam në këtë eveniment. I uroj të gjithë organizatorët për këtë. Përderisa shumë vajza të reja e gra e burra e dhanë vlerësimin për mua është shpërblim për mua dhe punën që kam bërë. Këto që ndodhin tash për përfitime të veta për biznes është diçka tjetër. Sapo e mora vlerësimin se po vjen në pyetje a të jem unë apo jo”, ka thënë ajo.

Pacolli thotë se Ura mbi Ibër do të marrë emrin e një këngëtareje amerikane

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme