Delegacion i Qendrës Kosovare të Sigurisë për vizitë studimore në zyrat e NATO-s në Bruksel

Delegacion i Qendrës Kosovare të Sigurisë për vizitë studimore në zyrat e NATO-s në Bruksel

16 tetor 2018 11:41

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) me mbështetjen e Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s (PDD) kanë organizuar vizitë studimore në zyrat qendrore të NATO-s në Bruksel.

Vizita studimore është duke u zhvilluar në selinë e NATO-s në Bruksel dhe Shtabin Suprem të Forcave Aleate të Europës (SHAPE) të vendosura në Mons, Belgjikë. Vizita studimore dyditore ka nisur dje dhe përfundon sot, më 16 tetor.

"QKSS së bashku me PDD-në e NATO-s ka sjellë dymbëdhjetë përfaqësues të Kosovës nga shoqëria civile, mediat dhe akademia, si dhe përfaqësuesit kryesorë të NATO-s për të diskutuar dhe ndarë njohuritë mbi çështjet relevante në lidhje me të ardhmen euroatlantike të Kosovës", thuhet në njoftimin e QKSS-së në faqen e saj në "Facebook".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme