Arbëri

Shala: Do të rrënohen të gjitha ndërtimet ilegale në zonën e liqenit të Batllavës

Ministri i Ambientit, Ferat Shala, ka treguar se ndërtimet në zonën e liqenit të Batllavës nuk janë të lejuara me ligj dhe të tëra ato pritet të rrënohen.

“Liqeni Batllavës është zonë e mbrojtur dhe nuk guxon të ndërtohet. Edhe pse janë ndërtuar shumë në mënyrë të paligjshme, shpejt pritet largimi i objekteve ilegale nga liqeni i Batllavës”, ka thënë Shala në “Puls” të KTV-së.