Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

14 tetor 2018 08:08

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot do të vazhdojë të mbetet me kushte të ngjashme meteorologjike, me diell dhe vranësira kalimtare.

Sipas institutit, kjo gjendje bllokuese anticiklonike e cila është shfaqur para një periudhe të gjatë kohore do ta vazhdojë ritmin edhe për disa ditë, duke e mbajtur situatën termike me vlera të ngjashëm dhe pa reshje.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme