Arbëri

Bllokohet magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, protestuesit kërkojnë asfaltimin e rrugës

Sot për herë të dytë do të protestojnë banorët e 18 fshatrave të Artakollit të Vushtrrisë, për realizimin e të drejtës për rrugë të qarkullueshme, duke bllokuar për një orë magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Sipas ftesës së këshillit të fshatrave të Artakollit, protesta nis në orën 10:00, në fshatin Pestovë.

“Rruga R220 Bukosh-Prilluzhë ka mbetur në mungesë të fondeve ende pa përfunduar shtresën e parë të asfaltit dhe do të mbetet në mungese mjetesh financiare. Ne kërkojmë drejtën tonë për vënien e shtresës së parë të asfaltit që rruga 12km të jetë e kalueshme”, thuhet në njoftim