Vetëvendosje: Aktivisti Rediart Cankja shpallet i pafajshëm

Vetëvendosje: Aktivisti Rediart Cankja shpallet i pafajshëm

12 tetor 2018 15:33

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në qendrën e Belgjikës, Rediart Cankja, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata.

Lajmin e ka bërë të ditur LV-ja përmes një kumtese. Ai ishte arrestuar në Francë, në shtator 2018, nën akuzën për trafikim droge.

“Lajmi për arrestimin e tij na befasoi të gjithëve, shqiptarë e të huaj, pasi përvoja, përgatitja dhe angazhimi i tij nuk lidheshin aspak me këtë akuzë. Prandaj, kemi pritur me padurim që autoritetet të sqaronin rrethanat për ngjarjen. Dje Gjykata në Francë ka vendosur në favor të tij, duke i hedhur poshtë të gjitha akuzat”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes nga qendra në Belgjikë.

Lexo edhe: Vetëvendosje distancohet nga veprimet e Rediart Cankjajt, pret vendimin e Gjykatës

Më 10 shtator 2018, pas arrestimit të tij, Komisioni Disiplinor i Lëvizjes Vetëvendosje kishte vendosur masën e pezullimit të përkohshëm të anëtarësisë së tij, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata. Pasi u informua për vendimin e Gjykatës, sot Komisioni Disiplinor u mblodh dhe vendosi në mënyrë unanime për shfuqizimin e menjëhershëm të kësaj mase të përkohshme.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosjes në Belgjikë e mirëpret riangazhimin e Rediart Cankjas në të njëjtat pozita që ka pasur edhe më herët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme