Gabriel inkurajon ARKEP-in të vazhdojë zbatimin e rregullativës evropiane në kodin e ri telefonik

Gabriel inkurajon ARKEP-in të vazhdojë zbatimin e rregullativës evropiane në kodin e ri telefonik

12 tetor 2018 14:41

Kryetari i Bordit të ARKEP, Kreshnik Gashi, priti sot në takim pune Komisioneren e Bashkimit Evropian për Shoqëri dhe Ekonomi Digjitale, Mariya Gabriel.

Në takimin i cili u mbajt në margjina të konferencës Digitalks e cila po mbahet në Prishtinë, Gabriel konfirmoi mbështetjen e saj në funksion të arritjes së Marrëveshjes regjionale të roamingut ndërmjet të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Komisionerja e BE-së, Gabriel poashtu inkurajoi rregullatorin kosovar të komunikimeve elektronike për të vazhduar me zbatimin e rregullativës evropiane në tregun e komunikimeve elektronike të Kosovës, me theks të veçantë në kodin e ri evropian për komunikimeve elektronike.

Gashi gjithashtu e njoftoi atë me hapat e bërë nga ARKEP në drejtim të zbatimit të kodit telefonik shtetëror, si dhe me përgatitjet që po bëhen për arritjen e Marrëveshjes regjionale të romamingut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në takim, Gashi kërkoi mbështetjen e komisoneres Gabriel për forcimin e mëtutjeshëm të identitetit digjital të Kosovës në fushën e komunikimeve elektronike.

Kujtojmë se ARKEP-i do të vendosë më 31 tetor se si të veprojë me kërkesën e dy operatorëve mobilë për kodin +383.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme