Presidenti Thaçi takoi homologun e tij armen, Armen Sarkissian

Presidenti Thaçi takoi homologun e tij armen, Armen Sarkissian

12 tetor 2018 09:53

Armeni/Jerevan, 12 tetor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një takim me Presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian, i cili është nikoqir i liderëve në Samitin e 17-të të Frankofonisë.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar homologun e tij armen për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të Samitit të Frankofonisë, ku Kosova arriti të bëhet anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Sipas njoftimit për media, presidenti Thaçi dhe homologu i tij armen kanë diskutuar për çështje të interesit të përbashkët ndërmjet dy shteteve dhe janë dakorduar që të vazhdojnë komunikimin e ndërsjellë edhe në të ardhmen.

Armenia ende nuk e ka njohur Kosovën, rikujton Koha.net.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme